ATP: Emrat e 248 pronarëve 
​që përfitojnë 308 mln lekë të reja
PDF/Lista me emrat e plotë

ATP: Emrat e 248 pronarëve <br />​që përfitojnë 308 mln lekë të reja<br />PDF/Lista me emrat e plotë<br>
Agjencia e Trajtimit të Pronës njoftoi dje se më datë 9 mars 2018 ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 248 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Për 248 kërkesat e mësipërme, dokumentacioni i të cilave ka rezultuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronës ka shpërndarë fondin financiar në shumën e përgjithshme prej 308.735.019 lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.  

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme