Rita Ora jep përkrahje për albumin e ri të Bebe Rexhës

Mediale Vip

Rita Ora jep përkrahje për albumin e ri të Bebe Rexhës

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:44
Rita Ora dhe Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj të ri, njëherësh të katërtin në karrierën e saj.

“Expectations” titullohet albumi i saj më i ri, i cili ka gjithsej 14 këngë përbrenda e tij.

“I’m a mess” është kënga e fundit që këngëtarja Rexha solli për fansat e saj, këngë e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Përkrahje për albumin e saj më të ri përveç fansave, kanë dhënë edhe kolegët e saj.

Rita Ora është njëra ndër mikeshat më të mira të këngëtares, e cila në një fotografi të publikuar në InstaStory, ka dhënë mbështetje për albumin e koleges së saj.

Kujtojmë që të dy shqiptaret këtë vit sollën së bashku edhe një bashkëpunim me Cardi B dhe Charli XCX, të titulluar “Girls”.

Fakti që janë të dyja me prejardhje shqiptare, ka ndikuar që dy bukuroshet në fjalë të kenë relacione shumë të mira mes vete. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat