Carles Puyol, ish-kapiteni i Barcelonës dhe Spanjës, ka befasuar së fundmi teksa ka deklaruar se nuk e kanë lejuar të futej në një emision televiziv në Iran për shkak të modelit të flokëve.

I menjhershëm ka qenë edhe reagimi i iranianëve me drejtuesin e emisionit, Morteza Mirbagheri, i cili është shprehur se ishte çështje parash dhe jo flokësh: “Nuk ka nevojë për një figurë të huaj publike të fitojë qindra milionë (rial iranian) për disa minuta në një program sportiv.”

Puyol ishte ftuar të shfaqej në një program dedikuar Kupës së Botës në ndeshjen e Iranit ndaj Spanjës bashkë me një tjetër moderator të njohur Adel Ferdosipour.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb