Infeksionet e veshëve, mjeku për Report TV : Adoleshëntët, problem me qafën për shkak të telefonit

17 Korrik 2018, 14:45 | Përditesimi i fundit: 2018-07-17 14:53:52

Gjatë stinës së verës të shumtë janë edhe infeksionet që na prekin. Por, kësaj here do të ndalemi te infeksioni i veshëve, por edhe dëmi që sjell zhurma që i shkaktojmë. Në intervistë për Report Tv ka folur mjeku orl Klevis Thomai, i cili tregon se papastërtitë shtojnë mundësitë për infeksione në vesh, teksa shton kujdesin që duhet të kenë prindërit me fëmijët gjatë stinës së verës. 

Teksa të gjithë shijojnë pushimet nëpër plazhe apo edhe pishina, shëndeti dhe kujdesi ndaj tij mbetet ndër gjërat më të rëndësishmet. Mjeku ORL Klevis Thomai në një intervistë për Report TV thotë se Infeksionet në të shpeshta për veshin gjatë verës janë ato të kanalit të jashtëm të dëgjimit, të cilat prekin më shumë të rriturit se sa fëmijët. Të tilla infeksione krijohen më tepër për shkak të papastërtisë, por që japin dhimbje për të prekurit. Mjeku Thomai tregon se cilat janë simptomat.

Ndodh një ngushtim aq i madh i kanalit sa nuk mund të futësh as majën e gjilpërës në kanal. Kjo ka dhimbje goxha të forta dhe kërkon një trajtim jo shumë të specializuar. Por, çfarë duhet bërë në këto raste? Kryesorja është vendosja e një tamponi, pra e një fitili thotë populli brenda në vesh, që të mund pika në këtë hapësirë të ngushtë të hyjnë brenda te infeksioni dhe ata që e kanë provuar e dinë që dhemb. Hidhen pikat që rrinë për kohë të gjatë se fitili hiqet pas 24 orësh. Në rastet kur dhimbja është edhe më e madhe, atëherë sygjerohet të jepet edhe një antibiotik oral.