INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po i dhuron Trump Malin e Zi Rusisë?

A po i dhuron Trump Malin e Zi Rusisë?

Publikuar më: 12:15 19-07-2018

Askush nuk e di se çfarë kanë biseduar për mbi dy orë, kokë më kokë, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin në samitin e zhvilluar të hënën në Helsinki të Finlandës. Ajo çfarë u pa në konferencën e përbashkët për shtyp të dy presidentëve, u komentua si një disfatë e rëndë e Presidentin Trump, i cili dukej i nënshtruar përballë liderit rus.
Të dyja partitë politike kryesore në SHBA dhe mediat kryesore atje, e kanë qortuar Presidentin Trump për perfomancën e dobët në Helsinki. Ish-shefi i CIA-s, John Brennan, ka shkuar aq larg sa ka thënë që Presidenti Trump ka kryer akt tradhtie, duke u rreshtuar në krah të Putinit, duke i sulmuar në konferencë për shtyp shërbimet sekrete amerikane, sipas të cilave, Rusia është përzier në zgjedhjet amerikane.Trump pas kthimit në Amerikë, ka provuar të bëjë një përmirësim, duke thënë që gjatë prononcimit të tij ka bërë një gabim gramatikor dhe sintaksor, duke thënë "ëould" në vend të "ëouldn't".
Mirëpo, Trump, sipas të gjitha gjasave i inspiruar prej takimit në Helsniki, gjatë një interviste të dhënë për televizionin Fox, e ka goditur Malin e Zi në mënyrë të befasishme. Kjo gjë si duket ka qenë e orkestruar edhe më gazetarin, i cili i ka thënë Presidentit Trump "pse duhet që fëmijët tanë të vdesin në mbrojtje të Malit të Zi, nëse atje shpërthen lufta".

Trump i ka thënë gazetarit se edhe vetë e ka shtruar këtë pyetje. "Malazezët janë popull agresiv dhe një luftë atje na shpie në Luftën e Tretë Botërore", ka thënë Trump, duke lënë të kuptohet që Neni i 5 i statutit të NATO'së është i papërshtatshëm. Kundërshtarët e Trump e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike këtë qasje të tij. Sipas tyre, SHBA duhet ta mbrojë Malin e Zi dhe secilin shtet tjetër, sepse janë këto shtete, ushtarët e të cilave po luftojnë në Afganistan, në krah të SHBA-ve, kur këta paten nevojë për ta. Mirëpo kjo nuk duket të jetë kaq e thjeshtë dhe kaq e pamenduar. Rusia në dy dekadat e fundit ka pasur ambicie të fuqishme për ta gllabëruar republikën e vogël ish jugosllave.Rusia historikisht ka qenë në kërkim të një shteti që do t'i mundësonte ta kishte një port detar, që do t'i hapte rrugë Rusisë për të pasur qasje të lirë në ujërat e ngrohta. Aktualisht portet ruse gjenden në ujëra që shumicën e kohës janë të ngrira, përveç atyre në Detin e Zi, mirëpo edhe ato nuk kanë qasje të lirë, sepse pengohen në ngushticën e Bosforit në Turqi, e cila është anëtare e NATO-s.
Prandaj një pushtim i Malit të Zi nga Rusia do të ishte i një rëndësie strategjike për Vladimir Putinin. Shumë dyshime janë që Trump mund t'i këtë premtuar Putin këtë dhuratë në detin Adriatik.

Article Logic
Execution time: 0.0030648708343506