Samsung prezanton konceptin e kufjeve të reja me ekran Galaxy Buds – Telegrafi

0
51

Gjatë eventit më të madh teknologjik të këtij viti, CES, Samsung ka prezantuar konceptin e kufjeve të reja Galaxy Buds, të cilat po tërheqin vëmendje me ekranin OLED.

Kufjet vijnë me kuti të ndryshme karikimi dhe nivele të baterisë, por thuhet se mund të mos dalin kurrë në shitje me pakicë.

Pajisjet e shfaqura në videot e shpërndara janë prototipe që Samsung thotë se nuk ka plane t’i prezantojë si produkte reale në këto momente.

Ekrani në kutinë e karikimit mund të përdoret për të monitoruar pajisjen, për të kontrolluar statusin e baterisë, dhe funksione të tjera.

Me fjalë të tjera, ky ekran do të zvogëlojë sasinë e kohës që e kalojmë në telefonat tanë, gjë që mund të jetë e dobishme për ata që po përpiqen të reduktojnë kohën para ekranit. /Telegrafi/