Balla i shkel syrin presidentes kroate, Rama rrufit kafen "pas shpine" (VIDEO)

  • 19 July 2018 - 16:34
Balla i shkel syrin presidentes kroate, Rama rrufit kafen

Këtë të enjte Shqipërinë e vizitoi presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, vizitë e cila arriti kulmin e saj me një fjalim në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Por në prezencë të saj, në sallën e seancave plenare kanë ndodhur dy situata mjaft të sikletshme, që nuk nderojnë popullin tonë, dhe aq më pak kur bëhen nga vetë kryeministri Edi Rama.

Skena e parë u shënua nga vetë kreu i qeverisë. I ulur në vendin e tij në krye të kabinetit qeveritar, Rama ka vijuar i qetë të kthejë një filxhan kafe, edhe pse para tij qëndronte presidentja e Kroacisë e cila po përshëndeste popullin dhe politikën shqiptare nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë, një situatë aspak etike është shënuar me kreun e grupit parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla. Teksa presidentja kroate përshëndeste deputetët në Kuvend, Balla i ka shkelur syrin në një moment ku shfaqet dhe mjaft i qeshur.

Ky moment është publikuar në një video të shkurtër nga zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, e komenton kështu:

 “Tao Derrkuc Palla ne rolin e play boy-t me Presidenten e Kroacisë…

Do e ketë ngatërruar me ndonjë kroate tjetër …”

(Kosova Sot)