Shkaktarët e kancerit - helmuesit e shtëpisë tuaj

  • 19 July 2018 - 17:07
Shkaktarët e kancerit - helmuesit e shtëpisë tuaj

Shtrenjtë i paguani dhe ato ngadalë ju helmojnë. Në vijim ju sjellim disa nga preparatet shtëpiake kancerogjene.

FRESKUESIT E AJRIT

Aroma e këndshme në ajër shpesh vjen me përbërës helmues, kancerogjenë të njohur. Po ashtu, përmbajnë edhe disa substance kimike toksike. Nëse dëshironi të keni një aromë të freskët në shtëpi, atëherë në fillim gjeni shkasin çfarë shkakton aromën e keqe.

NGJYRAT

Ngjyrat e ndryshme për të pikturuar, materialet për ndërtim të zbukurimeve përmbajnë metale të dëmshme. Në vend të tyre përdorni ngjyra që për bazë kanë bimët. Përdorni ngjitës dhe marker në bazë të ujit .

PREPARATET PËR KUJDESIN E VETURËS

Lëngu kundër ngrirjes përmban substancë toksike, e nuk janë aspak të mira as për pastrimin e xhamave. Kurrë mos lejoni që fëmijët të kenë qasje, sepse mund ta përpijnë dhe të vdesin. Edhe vaji i vjetër i motorit është i rrezikshëm për lëkurën. Ata që i ekspozohen për një kohë të gjatë, mund të kenë probleme serioze me shëndetin.

RROBAT NGA PASTRIMI KIMIK

Vendet ku pastrohen rrobat në mënyrë kimike përdorin me tonelata kemikate. Substancat e tilla, që përbëjnë rrezik për shëndetin, mund të mbesin për ditë të tëra në rrobat, të cilat porsa i keni marrë të "lara".

 

(Kosova Sot)