“Të prehesh” mes peshqve, nuk ka vend për varre

19/07/2018 18:26

Të flesh me peshqit, mund të mos jetë aq e çuditshme sa ç’tingëllon në Gold Coast në Australi, që planifikon ngritjen e një varreze nën ujore.

Këshilli i qytetit, po shqyrton një propozim për të krijuar një memorial të nënujshëm si mënyrë për të zgjidhur problemin e mungesës së hapësirës në varreza në qytetin e gjashtë më të madh të Australisë.

Sipas planit, hiri i personave, pas krematoriumit, mund të vendoset brenda disa strukturave nën ujë ose mund të përzihen me çimento për të krijuar seksione të reja.

Kryebashkiaku i Gold Coast, Tome Tate, shpreson që nëse plani miratohet, ndërtimi do të bëhet në vendin ku ai shpreson të mbysë një strukturë piramidale shumëmiliona dollarëshe për të krijuar një zonë zhytjeje.

Sidoqoftë, ideja nuk është origjinale. Vetë kryebashkiaku thotë se është frymëzuar nga Neptune Memorial Reef, në afërsi të brigjeve të qytetit të Majemit në SHBA, i krijuar në 2007 dhe që ka një kapacitet prej 125 mijë vendesh.

“Ka shumë njerëz që thonë – do të doja të prehesha në oqean…dhe kjo është një mënyrë që vullneti i tyre të plotësohet përgjithnjë”, tha Tate. Sipas tij, mungesa e hapësirës për varre është një problem shqetësues për shumë qytete.

Top Channel