19:29 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Beogradi kërkon mbështetjen e dy shteteve, kundër vendimit të Kosovës për pemët dhe perimet

Një vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – të udhëhequr nga Bajram Hasani, ka alarmuar Beogradin zyrtar.

Bëhet fjalë për masën e caktuar se të gjithë importuesit e pemëve dhe perimeve në Kosovë do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore, transmeton Indeksonline

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Ljajiç njoftoi se do të kërkojë një takim urgjent me ministrat kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë ku do të kërkojnë një seancë të jashtëzakonshme të Komitetit të CEFTA-s, me rastin e vendimeve të qeverisë “Haradinaj”.

“Takimi i ardhshëm me homologët e nga vendet e Ballkanit do të kenë pozicion të përbashkët. Vendimi i lartpërmendur i autoriteteve të Prishtinës shkelur drejtpërdrejt marrëveshjen e CEFTA-s”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në vendimin e MT-së thuhet se deri te caktimi i kësaj mase ka ardhur pas një hetimi të gjerë dhe konsultave me prodhuesit vendor, siç parashihet me Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe ku janë hetuar të gjithë pemët dhe perimet me origjinë nga të gjitha vendet e botës.

“Njoftimi erdhi pas vlerësimit paraprak të gjendjes; përfshirë konsultimet me prodhuesit siç parashihet në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit nr.04/l-04 për Masat Mbrojtëse në Importe. Vlerësimi ofroi bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se produktet që do të hetohen, importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë tu shkaktojnë dëm serioz prodhueseve të pemëve dhe perimeve në vend ose të shkaktojnë parregullsi që mund të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të prodhuesve të pemëve dhe perimeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendimin e ministtrit Hasani.

Lista e pemëve dhe perimeve që u është caktuar masa e përkohshme:
Patatja,
Domatja,
Speci,
Trangulli,
Shalqiri,
Pjepri,
Lakra e hershme (pranverore),
Lakra e vonshme (vjeshtore),
Sallatë (të gjitha varietetet),
Spinaqi,
Qepa,
Karrota,
Fasulja monokulture,
Molla,
Dardha,
Kumbulla,
Qershia,
Dredhëza,
Mjedra,
Manaferra,
Misri