VLORE- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Radhimë, ku një 38-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe më pas është plagosur e arrestuar. Në një prononcim për gazetarin Enrik Mehmeti vjehrri i Gaqo Gjini, baba i dy fëmijëve, hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të tij.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ vjehrri i të arrestuarit, (person me precedent penal per një grabitje të një banke në 2016-ën, për plagosje të një personi në Vlorë, si dhe për armëmbajtje pa leje) tha se 38-vjeçari nuk kishte lidhje me krimin. Ai pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët.

“Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policë në shtëpi. Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar, ku të gjente punonte”, -tha vjehrri.

AKSIONI
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqi Gjini, 38 vjeç. I kërkuari ka rezistuar, duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë. 38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb