DIREKT/ Luftëtari përmbys rezultatin, shënon Shkurtaj

Europa League/ Turi i parë kualifikues

Ndeshja e kthimit

Luftëtari 3-2  Ventspils (0-5)

Shënues: Shkurtaj 44′, Ymeraj 55′ / Akinyemi 45+4′, 45+7′

GOLAT

44′ – Shkurtaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

 

45+4′ – Pas harkimit nga këndi, Akiniemi tregohet i saktë me kokë duke barazuar shifrat.

45+7′ – Miqtë realizojnë sërish! Pas një pasimi nga e djathta, Akiniemi  i harruar në anën tjetër nuk e ka të vështirë të realizojë dhe golin e avantazhit.

55′ – Ymeraj merr një top dhe shang bukur një prej mbrojtësve miq, e më pas mposht dhe portierin e Ventspils.

 

60′ – Shkurtaj e ka mjaft të lehtë të shënojë pas një pasimi nga e majta.

 

 

DIREKT

43′ – Shkurtaj sërish ka një mundësi të mirë, por portieri i Ventspils  sërish bëhet shpëtimtar.

41′ – Milosavljev provon me një goditje fluturimthi, pas harkimit të Ymerajt, topi devijohet me vështirësi nga portieri mik.

35′ – Janiçiç  provon me kokë, por nuk ka shënjestër të saktë…

Plot 10 minuta vonesë dhe tnai gjyqtari i katërt do të marrë rolin e gjyqtarit kryesor, për të rinisur loja.

Ka pak minuta që ndeshja është ndërprerë, kjo pasi gjyqtari kryesor i takimit është dëmtuar. Rast shumë i rrallë

20′ – Vucaj provon nga distanca, por e gabuar tentativa e mesfushorit.

13′ – Liçaj tenton me kokë nga brenda zone, por nuk gjen dot kuadratin e portës.

Eduart Rroca e ndjek ndeshjen nga tribuna.

4′ – Shkurtaj krijon rastin e parë, por tentativa e tij ndalet nga një prej mbrojtësve miq në momentin e fundit.

1′- NIS NDESHJA!

Luftëtari do të kërkojë një përmbysje të madhe ndaj Ventspils, që në dukje është gati e pamundur, pasi humbja 5-0 në ndeshjen e parë në Letoni lë shumë pak vend për besim. Tekniku Kostiç ka bërë një zgjedhje befasuese në ndeshjen e sotme, teksa në stol ka lënë Dejvi Bregun

Një situatë jo normale, duke ditur që gjirokastritët e kanë huazuar nga Skënderbeu vlonjatin. Qëndrim i tij në stol lë shumë vend për aludime dhe kjo nuk është një situatë aspak e mirë.

Sa i përket formacioneve, skuadra gjirokastrite ka bërë disa ndryshime për këtë ndeshje, pasi në lojë do të jenë disa lojtarë debutues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online