• |
ide | kryesore

Digjet në hyrje të qytetit të Shkodrës autobusi, dyshime për një defekt teknik

Lajme, Të fundit



Digjet një autobus në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mësohet se autobusi në momentin e ngjarjes ka qenë me pasagjerë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një defekt teknik.

Mësohet se nga flakët nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ngjarja në fjalë shkaktoi panik tek qytetarët.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *