INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja në cilin shtet të botës do operojë treni që udhëton me shpejtësinë e zërit

Ja në cilin shtet të botës do operojë treni që udhëton me shpejtësinë e zërit

Publikuar më: 14:02 19-01-2017

E ardhmja e transportit është elektrizuese!

Korea e Jugut kërkon që të krijojë një tren “ultra të shpejtë” që shpreson të arrijë të transportojë pasagjerët me shpejtësinë e zërit. Zyrtarët në Seoul shpresojnë që mënyra gati supersponike e transportit të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se 998 kilometra në orë, duke reduktuar drastikisht kohëzgjatjen e udhëtimit në këtë shtet. Teorikisht ky tren do të operonte brenda një tubi me presion të ulët dhe nëse provat do të rezultonin të suksesshme, do të mund të udhëtonte me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së trenave që tërhiqen në mënyrë magnetike. Aktualisht ata janë trenat më të shpejtë në botë, të aftë për të arritur shpejtësinë e 431 kilometrave në orë. Sipas Korea Times, treni do të arrinte deri në shpejtësinë e 1230 kilometrave në orë. Thjesht e pabesueshme!

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166