LAJMI I FUNDIT:

AR Vision nga Kosova zgjeron veprimtarinë në Finlandë

AR Vision nga Kosova zgjeron veprimtarinë në Finlandë

AR Vision tani edhe në tregun e Finlandës. Ekipi, të cilët janë pjesë e inkubatorit tonë të biznesit, tashmë kanë themeluar edhe kompaninë Stellarion, bashkë me Pihla Rosted dhe Timo Rosted, me të cilët janë takuar gjatë European Youth Awards 2017, të mbajtur në Innovation Centre Kosovo.

Stellarion, e përfaqësuar nga Shkumbin Kabashi, tashmë janë angazhuar në projekte të ndryshme AR/VR në shtetin skandinav, përfshirë projektin e zhvillimit të turizmit për qytetin Hämeenlinna.


Ne jemi shumë krenar që bizneset tona, me punë, po i thyejnë kufijtë e vendit më të izoluar në Evropë. Me shumë shpresë që së shpejti, liria e lëvizjes të mos jetë më pengesë e zhvillimit të ndërmarrësve të rinj.