Shtohen kategoritë e fëmijëve që do të përfitojnë tekstet falas në arsimin parauniversitar. Veç 125 mijë nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e katërt, do të përfitojnë edhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike apo që janë viktima të trafikimit dhe dhunës në familje.

Për herë të parë do favorizohen edhe familjet që kanë më shumë se tre fëmijë. Do të përfitojnë tekstet falas

“nxënës që është i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje”

. Sipas drejtoreshës së arsimit paraunviersitar në ministri, janë 190 mijë fëmijë që përfitojnë.

Zamira Gjini, Drejtore e arsimit parauniversitar :Veç nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të 4,do vazhdojnë të marrin tekstet falas të gjitha ato kategori siç janë nxënësit me aftësi të kufizuar që vuajnë paraburgimin, shtresa sociale në nevojë. Por që i takojnë klasave nga e 5 deri në të 12. Buxheti që është vënë në dispozicion është 610 milionë Lekë për tekstet falas.

Ministria e Arsimit ka nxjerr edhe një tjetër udhëzim. Drejtori i shkollës është përgjegjës për porositjen e librave pranë shtëpive botuese dhe shpërndarjen e tyre para fillimit të vitit shkollor më 17 Shtator.

Çdo mësues ngarkohet të porosisë dhe t’i kontrollojë nxënësit në vazhdimësi që të mos zhgarravisin tekstet, shënimet lejohen të bëhen vetëm me laps. Kjo pasi ato do të kthehen dhe do të përdoren nga brezat e tjerë. Në rastet se librat dëmtohen, prindërit e nxënësve do duhet që ti paguajnë.

Sa i përket pagesës së teksteve për këtë vit, ato kanë pësur një rritje të lehtë me 5 deri në 10 Lekë. Ky ndryshim i çmimeve është bërë edhe për librat e klasave të tjera si dhe gjimnazet.

Klan Plus