INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet fëmija 11-vjeç, dyshohet se ra në hidrocentralin e Banjës

Mbytet fëmija 11-vjeç, dyshohet se ra në hidrocentralin e Banjës

Publikuar më: 18:03 17-08-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Trashovic të Gramshit, ku një fëmijë 11 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në hidrocentralin e Banjës në Gramsh.

Nuk dihen ende detajet e plota për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë ,, A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentalit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127