Scarlett Johansson shpallet aktorja më e paguar në botë. Aktorja e njohur kryeson listën e publikuar nga revista e njohur ‘Forbes’ për të dytin vit radhazi.
Johansson, e cila luan filmin Avengers, ka fituar 56 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve vjetore të revistës. Vendi i dytë i takon aktores Sofia Vergara me 44,1 milionë dollarë, e ndjekur nga Reese Witherspoon më 35 milionë dollarë.
Shumica e të ardhurave të Scarlett i detyrohet sagës së famshme me superheronj, “Avengers: Endgame”. Me rolin e Natasha Romanoff në filmin përmbledhës aktorja e njohur ka fituar 35 milionë dollarë vitin e kaluar.
- 1. Scarlett Johansson 56 milionë dollarë
- 2. Sofia Vergara 44,1 milionë dollarë
- 3. Reese Witherspoon 35 milionë dollarë
- 4. Nicole Kidman 34 milionë dollarë
- 5. Jennifer Aniston 28 milionë dollarë
- 6. Kaley Cuococon 25 milionë dollarë
- 7. Elisabeth Moss 24 milionë dollarë
- 8. Margot Robbie 23,5 milionë dollarë
- 9. Charlize Theron 23 milionë dollarë
- 10. Ellen Pompeo 22 milionë dollarë