Vlorë, bllokohet fuoristrada me 10 kg kanabis

Vlorë, bllokohet fuoristrada me 10 kg kanabis

Policia e Vlorës ka bllokuar një fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Siç bëhet e ditur një njoftimin e policisë, lënda narkotike u kap në aksin rrugor Selenicë-Resulaj.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë-Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

EMISIONET