VIDEO/ Donald Trump në OKB: Të gjithë së bashku të luftojmë drogën

VIDEO/ Donald Trump në OKB: Të gjithë së bashku të luftojmë drogën

19:25, 24/09/2018
A+ Aa A-

Paraditen e sot është mbajtur mbledhja e radhës së Kombeve të Bashkuara ku është diskutuar mbi çështjen më problematike që prek mbarë botën, drogën. 

Në takimin e thirrur për aksion global mbi problemin e drogës në botë, ishte prezent edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Trump kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara por edhe atyre që nuk janë pjesë e saj.

‘Sot, të gjithë së bashku, jemi të vendosur të luftojmë epideminë e drogës.

Statistikat e 2018-tës tregojnë se përdorimi i kokainës dhe opiumit kanë arritur në nivele rekord të frikshme dhe vdekjet nga përdorimi i drogës janë rritur me 60 për qind nga viti 200 deri në vitin 2015.

Ashtu sikurse e dimë të gjithë, problemet e drogës janë të lidhura më krimin e organizuar, problemet ekonomike,  korrupsioni dhe terrorizmi. Është vitale për shëndetin publik dhe forcave të sigurisë internacionale të luftojnë varësinë ndaj drogërave dhe të ndalojmë çdo formë të trafikut që u jep përfitime financiare karteleve të drogës duke vrarë njerëz.

SHBA, me kënaqësi pret të bashkëpunojë me ju për të forcuar komunitetin tonë, të mbrojmë familjet tona dhe të kontribuojmë në një të ardhme pa drogë për të gjithë fëmijët tanë’, u shpreh presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Përpara se t’ia jepte fjalën atë që ajo e quajti bosin e saj, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley bëri një përshkrim të situatës dhe kërkojë mbështetjen e të gjithë vendeve për të luftuar fenomenin e drogës.

Presidenti tregon një interes personal kur vjen puna te lufta kundër drogës. Shba-të, sikurse shumë shtete të tjera, kanë parë humbje të madha  në jetë njerëzish dhe familje të shkatërruara për shkak të lëvizjes së paligjshme dhe abuzimit me drogën.

‘Ajo që na sjell në të gjithë së bashku këtu është fakti se droga nuk është një shqetësim vetëm për Amerikën por droga është një problem global. Nuk është problemi vetëm te konsumimi por edhe tek furnizuesit, një problem tek forca e ligjit, një problem shoqërie.

Duhet që çdo vend prezent në këtë mbledhje të OKB-së, të merret me këtë fenomen.  Presidenti kërkon të angazhojë edhe më shumë vende të tjera. Ne kërkojmë konfirmimin tuaj se ju do të përfshiheni në këtë çështje’ ka deklaruara presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë ditës së sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/09/2018 00:02

Të luftojmë drogën dhe kryemafjozët e drogës kudo në botë. E ndëgjove o EDrama turpin e njerëzimit se çfarë ka vendosur për ty që je nderi i njerëzimit? Vonon por nuk harron. A do gjëndet ndonjë brimë për miun dymetrosh?

Shto koment

Denonco