INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr në një apartament në Tiranë, një i vdekur dhe...

Zjarr në një apartament në Tiranë, një i vdekur dhe...

Publikuar më: 08:00 25-09-2018

Një zjarr ka rënë në një apartament në Tiranë si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 60-vjeçar. Sipas të dhënave nga policia zjarri ka rënë rreth 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Por nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi Lulëzim Canaj, rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid. Burime për “Balkanweb” thanë se 60 vjecari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe si pasojë e mjekimeve kishte pamundësi të lëvizte

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit por paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

Article Logic
Execution time: 0.0028729438781738