Zbulohen votat e Ronaldos dhe Messit për 'The Best' nga FIFA

Sport September 25, 2018 - 09:21
Ja si votuan Ronaldo e Messi

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi munguan në ceremoninë "The Best" nga FIFA.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi përfunduan dominimin e tyre për çmime individuale duke u mposhtur nga Luka Modric për “The Best” nga FIFA.

Messi e votoi rivalin e tij Ronaldon për vendin e tretë, Kylian Mbappe në vendin e dytë, ndërsa Modricin për vendin e parë.

Ndërsa, Ronaldo nuk e votoi fare Messin. Në vend të parë ai e radhiti ish-bashkëlojtarin e tij, Raphael Varane, Modricin në vendin e dytë, ndërsa Antoine Griezmannin në vendin e tretë.

Modrici e fitoi këtë çmim me 29.05 për qind të votave, Ronaldo ishte i dyti me 19.08 për qind, ndërsa pas tij radhitej sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, me 11.23 për qind të votave.