EMRI/ Tenton të vrasë me thikë të riun, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari në Elbasan

Sep 25, 2018 | 13:53
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje të rënde, pasi një peron është arrestuar teksa ka tentuar të vrasë më thikë një 29-vjeçar.

Sipas policisë një telefonatë kishte bërë të ditur sherrin mes dy personave, ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë me vete.

“Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan”, bën me dije Policia në një njoftim për mediat.

auto_thike-1200x6301487846062

NJOFTIMI I PLOTË

Tenton të vrasë me armë të ftohtë (thikë), arresohet në flagrancë nga Policia.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja.
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve , ku njëri prej tyre kishte dhe armë të ftohtë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë dhe të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan.

Arrestimi në flagracë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76, 22 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura