Sulmi me armë gjatë paradës ushtarake në Iran, 24 të vrarë, 53 të plagosur (VIDEO)

Bilanci i sulmit me armë gjatë paradës ushtareke në Iran flet për 24 persona të vrarë dhe 53 të tjerë të plagosur. Sulmuesit kishin në shënjestër paradën ushtarake në Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, gjatë orëve të paradites së kësaj të shtune. 

Numri i martirëve të vrarë në sulmin terrorist arrin në 24, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë që ndodheshin tek spektatorët, si dhe ky bilanc mund të përkeqësohet sepse të plagosurit janë në një gjendje kritike”, shkruan agjencia zyrtare IRNA.

Sulmi që ndodhi rreth orës 09:00 (05:30 GMT) sipas agjencisë gjysmëzyrtare ISNA ndodhi në Ahvaz, kryeqyteti i provincës Khuzestan, i populluar kryesisht nga Arabë. Sulmuesit qëlluan nga një park afër paradës, dhe kishin veshur uniformë ushtarake, raportojnë mediat. Televizioni shtetëror thotë se militantët islamikë qëndrojnë pas sulmit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale