INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria përgatitet për zgjedhje, nis hartimin e buxhetit për 2019 dhe paralajmëron rritje pagash! [FOTO]

Qeveria përgatitet për zgjedhje, nis hartimin e buxhetit për 2019 dhe paralajmëron rritje pagash! [FOTO]

Publikuar më: 09:37 25-09-2018

Qeveria nis hartimin e buxhetit për vitin e ardhshme. Ajo nuk pret fundin e vitit por nis përgatitjet për të hartuar buxhetin, i cili përkon me vitin zgjedhor të 2019. Nga një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama tregon pak më shumë se çfarë pritet të ndodhë në buxhetin e vitit të ardhshëm. E si një vit zgjedhor, nuk mund të mungonin rritjet e pagave dhe pensioneve. Këtë e pranon dhe vetë shefi i shumicës, i cili lajmëron se do të ketë ulje taksash por në të njëjtën kohë dhe rritje të pagave në arsim, shëndetësi dhe ushtri.
Edi Rama:
“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30".

 

rama_ne_twiter_pwr_buxhetin.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953