Sondazhi/Urrejmë më shumë serbët

Postuar në 25 Shtator, 2018 11:10

Një sondazh i realizuar së fundmi nga Faktor Plus tregon se shqiptarët kanë opinion shumë negativ mbi serbët. Sondazhi, i cili është pjesë e një projekti të përbashkët mes agjencisë së lajmeve Tanjug dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare, tregon se 68% e shqiptarëve kanë mendimin më negativ për serbët sesa për çdo popull tjetër në rajon. 

Për serbët kjo shifër zbret te 33%, pra vetëm kaq janë serbët që kanë opinionin më negativ për shqiptarët. 
Rezultatet përcillen nga agjencia B92 dhe ato marrin në konsideratë përgjigjet e 1000 shqiptarëve të Shqipërisë dhe 1000 qytetarëve nga Kosova. 
  
Për serbët njerëzit më negativë janë kroatët me 45%, kurse për shqiptarët në vend të dytë vijnë malazezët me 13%. 

Kur vjen puna tek opinionet pozitive, italianët janë të preferuarit e shqiptarëve me 44%, ndërsa për serbët janë grekët. Grekët janë të dytët si më të preferuar nga shqiptarët, ndjekur nga malazezët. 

Duket se përpjekja për të afruar serbët dhe shqiptarët vazhdon sërish duke ndjekur opinionin të cilit i thuhen gjithfarë përrallash.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Siptarski rabota i thone serbet. Une nuk e kuptoj se perse ngaterroni shqiptaret me kosovaret kur dihet se keta te fundit mendojne kolektivisht si bageti she po ashtu gjykojne ne te njejten menyre. Shajne e fajesojne serbet diten por naten bejne allish verish me ta. 90% te pfodukteve qe konsumojne i kane te serbise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.