Kërkesa e vendeve të BE për të rekrutuar infermierë nga shtete të tjera, duket se ka shtyre të rinjtë e Gjirokastrës të regjistrohen në këtë degë. Në Universitetin “Eqerem Cabej” të Gjirokastrës deri më tani janë riregjistruar në degën e infermieres 49 studentë nga 80 që është kuota e tyre. Kjo degë pasohet nga ajo e Ekonomisë, në të cilën deri më tani janë riregjistruar 35 studentë.

Një ulje drastike në regjistrime për këtë Universitet ka pësuar dega e Mësuesisë, fakt që pohohet edhe nga zëvendës rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Jani Dine.

Ky vit akademik 2018-2019 duket se prekur edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku numri i studentëve të regjistruar ka pësuar ulje. Kjo pohohet edhe nga Rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, i cili thotë se krahasuar me vitin e kaluar për këtë vit janë rreth 200 më pak studentë të regjistruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb