LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i frikshëm në Itali, mbi 500 të evakuuar (Video)

Zjarr i frikshëm në Itali, mbi 500 të evakuuar (Video)
Calci, 25 settembre 2018 (ANSA / UFFICIO STAMPA REGIONE TOSCANA)

Që prej të hënës në mbrëmje në malin Serra, që ndan provincat e Pisës dhe Lucca-s në Toscana të Italisë, ka rënë një zjarr masiv.

Zona më e prekur, sipas mediave fqinje është ajo e Calci, në provincën e Pisës, ku kryebashkiaku Massimiliano Chimenti ka urdhëruar evakuimin e rreth 500 personave.


Alarmi u dha mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00.

Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke u afruar deri në zonat e Montemagno, San Lorenzo dhe La Torre, përcjell javanews.al.

Në përpjekje për të shuar flakët, në zonë ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe disa skuadra vullnetarësh.

Mediat italiane shkruajnë se autoritetet vendore kanë kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të qyteteve të tjera si Livorno, Pistoia, Lucca, Massa, Firenze dhe Arezzo.

Ugo D’Anna, komandant i Forcave zjarrfikëse të Pisës tha se “zjarri ishte përhapur shumë në një zonë të gjerë dhe se ishte shumë i fuqishëm”. Gjatë natës, tha D’Anna, të paktën dy ekipe zjarrfikëse kishin rrezikuar jetën.

Për të strehuar personat e evakuuar, autoritetet kanë hapur palestrën dhe komunën në Calci.

Ata shprehen të shqetësuar se mund të përsëritet tragjedia e pak kohëve më parë në Greqi, ku flakët u morën jetën të paktën 90 personave.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori