Dani Alves shpërthen kundër FIFA-s: Bëri padrejtësi në ndarjen e çmimeve

Dani Alves shpërthen kundër FIFA-s: Bëri padrejtësi në ndarjen e çmimeve

12:32, 25/09/2018

Ceremonia gala e mbajtur në Londër gjatë mbrëmjes së djeshme, ka sjellë edhe komente e polemika pas ceremonisë. Një nga futbollistët që ka shfaqur hapur pakënaqësitë, është braziliani Dani Alves.

Në një prononcim pas spektaklit, ai shprehet se është e padrejtë që Leo Messi nuk ishte pjesë e kandidaturave për futbollistin më të mirë, duke shtuar se FIFA duhet të shohë pak më larg sesa aq sa po sheh aktualisht.

“M’u duk e padrejtë që Mesi të mos ishte kandidat për çmimin si futbollisti më i mirë. Nuk është e drejtë që të shihet vetëm se çfarë ka bërë futbollisti me Argjentinën, pasi duhej parë edhe se çfarë ka bërë ai me Barcelonën. Mos harroni sa ndihmë jep Messi, që Barcelona të fitojë trofe të ndryshëm”, u shpreh Alves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco