Lajme

Veterani i UÇK-së i reagon Aziz Salihut: Veteran të bënë vetëm lufta

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 05 October 2018

Veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci ka reaguar pas deklarimit të boksierit, Aziz Salihu se e meriton të futet në luftën e veteranëve.

Godanci përmes një postimi në facebook ka shkruar se Salihu ka deklaruar se ka fituar lojërat Olimpike dhe ka rrahur serb ndërsa ka harruar e cilat ngjyra i ka mbajtur në atë kohë, shkruan gazeta inFokus.

Ai po ashtu ka shkruar se veteran nuk të bënë qertifikiata apo paga por pjesëmarrja në luftë.

-Advertisement-

“Sot lexova në një portal qē edhe Zizi pra Azis Salihu paska kērku të futet në listen e veteranve.

Po kur i shikon listat dhe sheh emra të ndryshem si: këngetar,spiun të ish regjimit, udbasha etj.

Pse mos të jetë edhe Zizi veteranë?Plus që po thot jam fitus i lojrave Olimpike e krejt po harron qfar ngjyra ka mbrojt në atë Olompiad?

Po thot kam rrahur shkije në ring dhe më takon të jam veteranë.
Zizi,nuk të ban veteranë njē Çertifakat mē emer e mbiemer,
Zizi,nuk të ban veteranë një pag prej 170 euro.
Zizi,veteranē është diçka më shumë së kaq?

Veteranë të benë lufta.
Veteranë të benē beteja.
Veteranë të benë shpetimi i shokut të plagosur në istikam.
Veteranë të benë edhe gjaku i shokut sot dëshmor.
Veteranë të benë edhe shoku që sot është invalid lufte.
Veteranë të benē krenaria pēr kohēn gjat luftēs.
Pra veteranë nuk ështē thjeshtë një çertifikat?

Më një fjali keni pasur rastin dhe mundësin që të jeni veteranë.

E pse nuk jeni veteranë këtë ju e dini më së miri?!”, ka shkruar Godanci.

Të enjten ne medie u raportua se Azis Salihu ka kërkuar të futet në liftin e veteranëve të UÇK-së.

“Marre duhet me i ardhë këtij shteti që boksierin olimpik me lanë jashtë listave. Edhe shpiunat janë ba veteranë. Edhe ata që kanë pi raki me shkie janë ba. Ndërsa unë që kam rreh shkie, s’janë në gjendje me m’fut në listë”, ka thënë Salihu./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera