Paketa e re fiskale që do hyjë në fuqi më 1 Janar 2019 parashikon ulje të ndjeshme të taksave për biznesin.
Qeveria ka menduar të lehtësojë taksat koorporative, duke propozuar ulje të tatimit mbi dividentin nga 15 në 8%.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm aksionerët e bizneseve të mëdha nuk do të paguajnë më 15 për qind tatim mbi dividentin kur shpërndajnë fitimet, por vetëm 8%.
Ministri i Financave, duke shpjeguar pse qeveria po lehtëson taksat e korporatave, theksoi më herët se kjo lëvizje bën që të ulet në të njëjtin nivel me rajonin barra fiskale për biznesin e madh.
/b.d