LAJMI I FUNDIT:

Gara ilegale me makina nuk shkoi si duhet, Ford Mustang përfundoi i ndarë në dy pjesë (Video)

Gara ilegale me makina nuk shkoi si duhet, Ford Mustang përfundoi i ndarë në dy pjesë (Video)

Shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim, derisa makina u dëmtua në tërësi

Garuesit që janë mbledhur me makina të modifikuara në një zonë të Shteteve të Bashkuara, zhvilluan një garë që mund të përfundonte me fatalitete, transmeton Telegrafi.

Derisa dy pjesëmarrës që lëviznin me Ford Mustang aq të vjetër, sa që vështirë se do të kalonin ndonjë leje të ngasjes, nisën të matnin forcat mes tyre. Mirëpo, njëri e humbi menjëherë kontrollin dhe u përplas në një shtyllë elektrike, ndërsa makina iu nda në mes.

Për fat të mirë, shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim, ndërsa makina prej të cilës doli një tym i dendur u dëmtua në tërësi dhe mund të dërgohet vetëm për metal. “Ngjanë si Fast and Furious i buxhetit të ulët” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, forcat e rendit po përpiqen t’i identifikojnë pjesëmarrësit, pasi këto gara ilegale janë të dënueshme dhe përbëjnë rrezik të lart. /Telegrafi/