Transmetuar më 22-10-2018, 09:19
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, pak ditë më parë prezantoi këngën e saj të fundit “Kiss and Make Up”.
Bëhet fjalë për një këngë në bashkëpunim me Blackpink, por që për të cilën flitet se është e vjedhur.
Kjo pasi mediat turke, hedhin akuza se kënga i është vjedhur këngëtares turke, Aleyna Tilki.
“Oneido.com” raporton se kopjimi i këngës ndodhi nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila u frymëzua nga Aleyna.
Më tej thuhet se kënga “Kiss and Make Up” nga Dua Lipa dhe grupi Blackpink, është kopje e këngës ‘Sen Olsan Bari’, të kënduar nga Aleyna Tilki.
Më poshtë gjeni videot e të dyja këngëve, të cilat mund ti krahasoni fare mirë. /a.y/noa.al