Në rolin e këngëtares, Learta jakupi jep datën e koncertit

By

Learta Jakupi, e njohur për gjithë publikun kosovar si nusja e këngëtares së famshme të muzikës popullore, këngëtares Shyhrete Behluli, do t’i shpalosë aftësitë e saja në muzikë përmes një koncerti solistik.

Nëse nuk e keni ditur, Jakupi është e shkolluar për kanto dhe e njeh mirë muzikën klasike.

Ajo ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert këtë të shtunë në cilësinë e sopranos, ndërsa në piano do ta shoqërojë Ana Kaçinari.

“Emocion i veçantë të ndaj me ju koncertin tim të dytë solistik. Për të gjithë dashamirët e muzikës klasike”, ka shkruar Learta në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm