INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër risi vjen nga rrjeti social WhatsApp, modaliteti i pushimeve

Një tjetër risi vjen nga rrjeti social WhatsApp, modaliteti i pushimeve

Publikuar më: 13:38 22-10-2018

Opsioni më i ri quhet ndryshe Modaliteti i Pushimeve apo Vacation Mode dhe është një veçori e re e testimit Beta të WhatsApp.

Specialistët e rrjetit social shprehen se me këtë opsion është e mundur të fshihen bisedat dhe këto të fundit të qëndrojnë të fshehura edhe nëse vijnë mesazhe të reja, krejt ndryshe nga sa ndodh tani.

Update më i fundit i Whats App ishte modaliteti i heshtur i cili tashmë duhet të jetë i disponueshëm për publikun në versionin Android dhe i lejon përdoruesit të fshehin simbolin e aplikacioneve për biseda të çaktivizuara. Kjo do të thotë që kur aktivizohet, për një periudhë të caktuar kohe nuk do të merrni asnjë lloj njoftimi nga asnjë bisedë: nuk do të keni për t'i çaktivizuar ato individualisht për çdo bisedë ose grup.

Por me modalitetin e pushimeve bisedat e arkivuara do të mbeten të heshtura edhe kur të arrijnë mesazhe të reja.Sigurisht një opsion i tillë do të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë ata që janë me pushime dhe nuk duan që të shqetësohen.

Pra shkurtimisht opsioni më i ri do të shërbejë për të bërë silent njoftimeve si dhe të fshihen bisedat duke përzgjedhur vetëm ato që dëshironi.

Article Logic
Execution time: 0.0031399726867676