TIRANE- Policia e Shtetit ka publikuar sot listën me fituesit e fazës së parë për “Patrullë e Përgjithshme” që do të kalojnë në testin fizik.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ policia njofton të gjithë kandidatët që konkurruan në datën 15 dhe 16 tetor për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, se ata që kanë marrë 50 pikë e sipër fitojnë të drejtën për të vijuar konkurrimin në fazën e dytë, në testimin fizik.

Kandidatët fitues do njoftohen nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet ku kanë aplikuar si dhe në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit për datën, orën dhe vendin ku do zhvillohet testimi fizik dhe çfarë duhet të kenë me vete për të zhvilluar testimin.
Me poshte linku me rezultatet per secilin grup:

https://www.asp.gov.al/akademia/images/pdf/Rezultatet.pranimi_pare.pdf

https://www.asp.gov.al/akademia/images/pdf/testi_3.pdf
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb