LAJMI I FUNDIT:

Hoti nga Ministria e Integrimit, optimist për vizat: Pas konsensusit në BE, hapat e tjerë janë formalitet (Video)

Hoti nga Ministria e Integrimit, optimist për vizat: Pas konsensusit në BE, hapat e tjerë janë formalitet (Video)

Agron Hoti, këshilltar politik në Ministrinë e Integrimit Evropian, ka thënë se lobimi për liberalizimin e vizave ka filluar nga muaji qershor i këtij viti dhe është krijuar një koncept dokument për këtë punë.

Hoti, në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në procesin e lobimit janë përfshirë disa institucione të Republikës së Kosovës.


“Në aspektin e lobimit (për liberalizimin e vizave) janë të përfshira: Zyra e Kryeministrit, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Punëve të Brendshme… Kemi pasur takime edhe me Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane”.

Zyrtari nga MIE ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret dhe topi tashmë është në anën e BE-së.

“Drita jeshile nuk varet nga institucionet tona, por ne kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe presim që institucionet e BE-së të reflektojnë”, tha Hoti, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se ne kemi humbur tri vite, pasi, sipas tij, me procesin e demarkacionit kemi humbur mundësinë të futemi në pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

“Kombinatorikat në BE atë kohë kanë qenë shumë më të lehta se që i kemi sot”.

Ai ka thënë ka thënë se institucionet e Kosovës janë në takime të vazhdueshme me zyrtarë të shteteve të BE-së.

“Është duke u ndërtuar një konsensus në BE, nuk po them se është kryer, por pas këtij konsensusi, hapat e tjerë janë formalitet”.

Zyrtari nga Ministria e Integrimit Evropian ka thënë se është e rëndësishme që në procesin e liberalizimit të vizave të kemi një strategji të shkruar në letër.

Por, me këtë ide nuk është pajtuar Demush Shasha nga instituti EPIK, duke e konsideruar strategjinë në letër krejtësisht të panevojshme, përderisa nuk ka veprime konkrete në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Duke folur për largimin e të rinjve nga Kosova, Agron Hoti, ka thënë se ky problem nuk është aktual vetëm në Kosovë, por edhe në tërë vendet e Ballkanit, e sidomos nga vendet e ish-Jugosllavisë.

“Mungesa e industrisë në këto vende ballkanike, përfshirë edhe Kosovën, po ndikon për lëvizjen e punëtorëve drejt vendeve të pasura të BE-së”, tha ai përcjell Telegrafi.

Zyrtari nga MIE ka thënë se në bazë të disa sondazheve të organizuara, me mbështetjen e GIZ-it gjerman, një përqindje e vogël e kosovarëve do të emigronin në BE.

“Nga anketa e GIZ-it, 83 % e kosovarëve e dinë se sa kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e BE-së. Nga kjo anketë vetëm 6.1 % e shohin liberalizimin e vizave si mundësi për të shkuar në BE e për të punuar”.

Hoti ka thënë se shumë persona nga Portugalia, Spanja apo Turqia, që kanë emigruar në Gjermani, sot po kthehen në vendet e tyre.

“Ka ankesa nga Gjermania se shumë qytetarë të atij vendi [Turqisë] po kthehen në Turqi, duke dëmtuar ekonominë e Gjermanisë”, tha Agron Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori