Shkëlqen Aubameyang në fitoren e dhjetë rresht të Arsenalit

Sport October 22, 2018 - 23:00

Arsenali e ka mposhtur Leicesterin 3-1 duke e rikthyer rezultatin, shkruan zeri.info.

Në minutën e 31 ishte Bellerin ai i cili e devijoi një gjuajtje të Chilwell për ta kaluar Leicesterin në epërsi. Mirëpo, ishte turko-gjermani Mesut Ozil, ai i cili barazoi rezultatin në minutën 44, pasi u asistua po nga spanjolli Bellerin.

Pjesa e dytë i takoi Arsenalit dhe ishte futbollisti nga Gaboni Pierre Emerick-Aubameyang që shënoi dy gola të shpejtë në minutat 63 dhe 65, pasi kishte vetëm dy minuta që kishte hyrë në lojë.

Kjo ishte fitorja e dhjetë rresht për Arsenalin që tani pozicionohet në vendin e 4 me 21 pikë./ZERI