Dalin në shitje sendet personale të shkencëtarit Stephen Hawking

Dalin në shitje sendet personale të shkencëtarit Stephen Hawking

01:08, 23/10/2018
A+ Aa A-

Studimet e tij, librat e tij, teza e tij e doktoratës, por edhe karrigia e tij me rrota, ishin të mirat më ikonike që i përkisnin Stephen Hawking, astro-fizikantit më të famshëm të kohëve tona, i cili ndërroi jetë në mars të vitit të shkuar, në moshën 76-vjeçare.

Këto objekte do të ekspozohen në ankand për t’u shitur në datat 31 Tetor dhe 8 Nëntor, nga Christie’s, shtëpia më e madhe e ankandeve në botë.

Christies’s ka deklaruar se të ardhurat nga shitjet do të shkojnë për dy shoqata bamirësie: Stephen Hawking Foundation dhe Motor Neurone Disease Association.

Mes 22 artikujve të Hawking, të nxjerra në ankand, krahas tezës së tij të Doktoratës, të vitit 1966, “Mbi Origjinat e Universit”, vlera e të cilës është përcaktuar nga 110 deri në 170 mijë euro, do të ketë edhe publikime shkencore nga më të famshmet si: “Spectrum of Wormholes” dhe “Breakdown of Physics in Gravitational Collapse”.

Krahas studimeve shkencore të Hawking, kompania e ankandit do të vërë në shitje edhe objekte të tjera personale të shkencëtarit, mes të cilëve, aparatin e tij të komunikimit dhe karrigen elektrike me rrota, e vlerësuar me çmimin nga 11 mijë, deri në 17 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco