Rita ORA:Jam shqiptare, jam e zjarrtë dhe e papërmbajtur

  • 23 October 2018 - 08:25
Rita ORA:Jam shqiptare, jam e zjarrtë dhe e papërmbajtur

Rita Ora thotë se kohën më të mirë e kishte kaluar me DJ skocez. Këngëtarja ka folur për lidhjen e saj me Calvin Harris. Rita Ora thotë se kishte "kohërat më të mira" kur ishte në lidhje me Calvin Harris. Këngëtarja 27 vjeçe dhe DJ 34 vjeç kishin një ndarje publike në 2014. Por, kur nikoqiri i programit Jonathan Ross e kishte pyetur krijuesen e hitit "Anywhere", nëse do të zgjidhte një skocez, francez apo italian për një takim 'symbyllurazi', Ora i ishte përgjigjur: "Unë më parë kam qenë në lidhje me një skocez dhe kohën më të mirë e kam pasur me të". Më pas për shfaqjen "ITV" ajo ka thënë: "I respektoj personalitetet. Unë pyes gjithçka, dyshoj në gjithçka. Jam shqiptare kështu që jam e zjarrtë dhe e papërmbajtur'.

(Kosova Sot)