INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Varfëria ''të kushton'' më shumë! Mijëra shqiptarë paguajnë faturat me kamatë[VIDEO]

Publikuar më: 10:25 24-10-2018

Kur je i varfër e ke më të vështirë të paguash detyrimet në shtet në kohë. Po kjo ka dhe një pasojë më të madhe se më pas duhet të paguash dhe kamatvonesën. Vetëm në 8 muajt e parë të 2018, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mospagesat në kohë e faturave u ka kushtuar qytetarëve 7 milionë dollarë më shumë sesa vlera reale e faturimit.

Të dhënat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për muajt janar-gusht flasin se janë arkëtuar 5.19 milionë fatura me kamatëvonesë.
Afro 24.3% janë fatura të arkëtuara që i përkasin këtij viti dhe që kanë një pjesë kamatë. Ndërsa rreth 8.5% janë arkëtime që i përkasin faturave më të vjetra sesa viti 2018, ku në një pjesë përfshihen ata që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura. Gati çdo muaj janë mbi 300-500 mijë fatura që paguhen me vonesë.
Në fund të 8 mujorit, sqaron OSHEE, në sistem kishte të regjistruar afro 1 milion e 2 mijë klientë të lidhur në rrjet të cilëve u është gjeneruar një faturë konsumi. Nga ky total mesatarisht mbi 200 mijë fatura çdo muaj emetohen me lexim zero, që zakonisht janë shtëpitë e dyta.

Article Logic
Execution time: 0.0026848316192627