Djersitja gjatë natës paralajmëruese për probleme shëndetësore NULL NULL 18.11.2018 09:30 18.11.2018 09:30 Ndodh që gjatë natës të zgjoheni e të shihni se jeni djersitur shumë. Kjo mund të jetë paralajmëruese për disa probleme shëndetësore, transmeton Klan Kosova. Këto janë disa nga problemet shëndetësore që djersitja mund t’i paralajmëroj: Menopauza Kjo periudhë tek femrat shoqërohet me afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës t’u dalë gjumi nga djerësitja. Alkooli Konsumimi i madh i alkoolit mund të jetë gjithashtu arsye pse dikush mund të zgjohet në djersë, pasiqë largmi i alkoolit nga organizmi bën që trupi juaj të djerësitet pasi toksinat janë liruar nga trupi. Sëmundjet kardiovaskulare Zakonisht pas viteve të 50-ta njerëzit janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për ndonjë sëmundje dhe nëse për shumë netë jeni duke u djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Infeksionin Në qoftë se trupi juaj është duke u përballur me ndonjë infeksion kjo mund të shkaktojë djerësitje natën dhe kjo gjë mund të zgjasë me ditë ose edhe javë. Por djersitja natën mund të ketë edhe efektin anësor të shumë barnave si ilacet kundër depresionit e ato diabetit e të tjera. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 9 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë