INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po thellohet varfëria? Sasi e grurit të importuar thotë ‘’po’’!

A po thellohet varfëria? Sasi e grurit të importuar thotë ‘’po’’!

Publikuar më: 11:18 18-11-2018

Disa studime ndërkombëtare kanë renditur shqiptarët si konsumuesit më të mëdhenj të bukës në rajon. E kjo tregon qartësisht se jeni një vend i varfër. Po një e dhënë tjetër kokëfortë tregon se nga viti në vit po varfërohemi dhe më shumë. Kjo vërtetohet nëse shohin që importi i grurit dhe i disa drithrave të tjerë është rritur shumë. Vendi ynë ka importuar një sasi të konsiderueshme drithërash gjatë 9 muajve të parë të vitit me një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, import i grurit kapi vlerën 5 miliardë lekësh nga 3.9 miliardë lekë që u importuan një vit më parë.
Ndërsa sa i përket sasisë janë importuar rreth 195 mijë ton nga 151 mijë ton që u regjistruan në 9 mujorin e 2017-ës. Me rritje është regjistruar edhe import i elbit, misrit dhe orizit.
Konkretisht, misër është importuar në vlerën e rreth 2 miliardë lekë nga 1.6 miliardë që ishte një vit më parë. Ky drithë prodhohet më së shumti si ushqim për kafshët, por dhe për miell dhe bukë.
Kurse sa i përket eksporteve, gjatë 9 mujorit të këtij vitit, Shqipëria nuk ka eksportuar grurë dhe ka tregtuar në vlera shumë të ulëta drithërat e tjera si misër, tërshërë dhe oriz. Kjo do të thotë se drithrat që prodhohen në vend konsumohen po këtu.

 

Article Logic
Execution time: 0.003291130065918