Testi i gradës, Prokuroria heton "pa emra" kallëzimin e SHÇBA

Testi i gradës, Prokuroria heton "pa emra" kallëzimin e

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni pritet të merren në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me testimin e gradave të anuluar dy herë radhazi për shkak të paregullsive.

Javën e kaluar, SHÇBA dorëzoi në prokurori një kallëzim penal në lidhje me anulimin e testimit pë gradën komisar të mbajtur në datën 7 nëntor.

SHÇBA ka evidentuar parregullsitë e testimit duke servirur disa të dhëna për shitjen e mundshme të tezës një ditë para konkursit. 

Materiali i përcjellë nga SHÇBA, është regjistruar nga prokuroria e Tiranës për verifikim nëse ka elementë të veprës penale, por ende nuk ka emra për personat e dyshuar.

Bashkë me kreun e Policisë së Shtetit që ka firmosur edhe anulimin pa afat të testimit për gradat të parashikuar për tu mbajtur në 15 nëntor, pritet të pyeten edhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Burimet nga grupi i hetimit, thanë se zv.drejtorja e përgjithshme Aida Hajnaj dhe Bilbil Mema, do të pyeten në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Testimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu anuloi testimin për gradën komisar të zhvilluar me pjesëmarrjen e mbi 420 oficerëve. Anulimi ndodhi edhe pse mekanizmat ndërkombëtare si PAMECA vëzhguan procesin i cili është cilësuar i rregullt nga anëtarët e komisionit Bilbil Mema dhe Aida Hajnaj. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e policisë se firmosi anulimin e provimit dy ditë pas konkurimit, pasi nuk dolën fitues të preferuarit e Ardi Veliut.

EMISIONET