Birra është padyshim më popullore, dhe një nga pijet alkoolike më të vjetra që konsumohet në mbarë botën.
Ajo ka disa efekte pozitive në shëndetin e njeriut, pasi është e pasur me proteina, vitamina B. Po ashtu, përmban flavonoide dhe është një burim i mirë i mineraleve, transmeton ksp.
- Birra mban shëndetin e veshkave. Një gotë birrë çdo ditë zvogëlon gjasat e sëmundjes së veshkave deri në 40 për qind, sipas një studimi të kohëve të fundit.
- Fibra që birra ka në përbërjen e saj zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq dhe mbron organizmin nga sëmundjet kardiovaskulare.
- Birra është e pasur me vitamina B1, B2, B6 dhe B12. Përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12.
- Sipas një studimi tjetër shkencor, një nivel i lartë i silicit në birrë forcon eshtrat.
- Birra përmban laktoflavin dhe acidin nikotinik, përbërësit që përmirësojnë gjumin dhe trajtojnë pagjumësinë.
- Rezultatet e hulumtimit konfirmojnë se konsumi i moderuar i birrës zvogëlon rrezikun e sulmit në tru deri 60 për qind.
- Birra është një pije e shkëlqyer për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
- Ekspertët sugjerojnë se birra përmirëson kujtesën. Sipas tyre, adhuruesit e birrës kanë një rrezik më të ulët të demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
- Konsumi ditor i birrës ka një efekt pozitiv në pigmentim - lëkura duket më e bukur.
- Është vërtetuar se dy gota birrë në ditë reduktojnë ndjeshëm stresin.
-
18 nëntor 2018 17:53
-
Shpërndaje në: