RCCOLA

Ibish Ibishi dhe “Vatra” do të veprojnë si një trup i përbashkët në Kuvendin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Është arritur marrëveshje bashkëpunimi në mes të “Lëvizjes Qytetare Vatra” dhe asambleistit të pavarur Ibish Ibishi.

Me qëllim të forcimit dhe ndikimit në vendimmarrje në të mirë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot Lëvizja Qytetare “Vatra” dhe asambleisti i pavarur Ibish Ibishi do të veprojnë si një trup i përbashkët brenda Kuvendit Komunal në Gjilan, ku z. Ibishi do të jetë kryesues i këtij trupi.

Mobi Casa

Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit dhe do të vlej deri në fund të mandatit ka thënë Kushtrim Kadriu./rajonipress/