Bota

Ndjekja nga policia si në filma, aksidentohet automjeti

Pasi nuk iu bind urdhrit të policëve për t’u ndalur, një i dyshuar vendosi të arratisej me automjetin e tij. Por, plani i tij nuk u realizua, pasi policia në Oklahoma u tregua e shpejtë në reagim dhe e filloi ndjekjen.

Pas disa minutave, automjeti u përplas në një shtyllë të madhe elektrike. Nga pamjet e siguruara përmes helikopterit, shihen tre personat që ndodheshin në automjet teksa arrestohen në vendin e ngjarjes, përcjell albinfo.ch.

Ndjekja nga policia filloi kur ngasësi i automjetit nuk pranoi të ndalej. Policia e ndoqi makinën me shpejtësi që arrinte 160 kilometra në orë. E gjatë ndjekjes, një udhëtar u hodh nga makina në lëvizje dhe u dorëzua.

Në një moment, oficerët u përpoqën t’i japin fund ndjekjes me përdorimin e mjeteve,  me të cilat do t’i shponin gomat, por makina bëri kthesë të papritur. Por, pasi u godit nga makina e patrullimit, automjet i të dyshuarit u rrotullua disa herë para se të godiste shtyllën elektrike.