INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banda shqiptare e drogës. Gratë heshtin gjatë marrjes në pyetje

Banda shqiptare e drogës. Gratë heshtin gjatë marrjes në pyetje

Publikuar më: 19:38 11-12-2018

Të dy gratë, bashkëshortja dhe bashkëjetuesi i dy shqiptarëve të arrestuar si pjesë e operacionit Alpheus1 kundër trafikimit të drogës në Basso Molise, shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur. Gratë u dëgjuan në burgun e Chieti ku ato po mbahen aktualisht nën akuzën për përfshirje në shoqata kriminale me qëllim trafikimin dhe shpërndarjen e drogës, konkretisht të kokainës. Ato po qëndrojnë në qeli qysh prej një jave, kur njësia e policisë ROS kryen arrestimet me urdhër të Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Campobasso . Gjashtë persona në burg, 13 të hetuar. Ndër njerëzit në qeli janë edhe gruaja e Xhevahir Lecinit dhe bashkëjetuesja e Gurimit. E para është italian tjetra shqiptare. Sipas hetuesve ato kanë luajtur një rol kyç në dhjetëra episode të trafikimit të narkotikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318