Transmetuar më 12-12-2018, 07:41
Foto ilustruese
Një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Beratit, teksa ishte duke vuajtur dënimin.
Viktima është B.K., 51 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen gjatë kësaj të hëne.
51-vjeçari me banim në fshatin Zhiton të Beratit, u gjet në gjendje të rënduar në qeli.
Ai u dërgua për mjekim në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë.
Aktualisht pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sakaq për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al