10:05 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi që vjedhi 780 euro në një shtëpi në Kaçanik

Një person është arrestuar në Kaçanik për arsye se kishte vjedhur nga shtëpia e viktimës një çantë në të cilën ishin 780 euro.

Arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Hamëz Jashari’ në Komunën e Kaçanikut.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./Indeksonline/